Bota

TRONDITËSE në SHBA/ Çifti liron 3 gra nga burgu dhe i detyron të prostituojnë, fituan 300 mijë dollarë për dy vite! Hetimet: I trajtonin si pronë

Hetuesit thanë se Martinez përdorte narkotikë ndaj grave të marra peng, i dhunonte dhe i kërcënonte me jetë.

24 Korrik 2023, 13:54 Nga a.l
TRONDITËSE në SHBA/ Çifti liron 3 gra nga burgu dhe i detyron
Tayna Wurster dhe Joselito Martinez

SHBA- Një çift në Marion County në Florida, të identifikuar me emrat Joselito Martinez dhe Tayna Wurster janë vënë në pranga nga autoritetet lokale pasi akuzohen për trafikim njerëzor. Sipas mediave të huaja, çfiti dyshohet se ka liruar tre gra nga burgu dhe i ka detyruar ato të prostituojnë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ngjarja ka ndodhur midis 2019 dhe 2021 në vende të ndryshme në Floridan Qendrore të cilët mashtruan 3 gratë, fillimisht duke iu siguruar një vend për të jetuar. Këto të fundit dyshohet se u detyruan të përfshiheshin në “akte seksuale tregtare me klientët”, gjë që i ndihmoi çiftit të grumbullonin më shumë se 300,000 dollarë nga viktimat gjatë dy viteve.

Hetuesit thanë se Martinez përdorte narkotikë ndaj grave të marra peng, i dhunonte dhe i kërcënonte me jetë. Ai gjithashtu i detyroi ato të bënin tatuazhe duke i trajtuar si pronën e tyre. 

tayna wurster joselito martinez

Sondazh

Poll