Bota

'Piratët kibernetikë' sulmojnë 12 ministri të Qeverisë norvegjeze, autoritetet nisin hetimet

Autoritetet thanë se puna e qeverisë po vazhdonte normalisht, por se në 12 ministritë e prekura nga sulmi, punëtorët nuk kishin akses në shërbimet e përbashkëta celulare, përfshirë postën elektronike. 

24 Korrik 2023, 13:39 Nga a.l
'Piratët kibernetikë' sulmojnë 12 ministri të
Cyber Attack

NORVEGJI-  Autoritetet norvegjeze raportuan një sulm kibernetik me origjinë të panjohur kundër 12 ministrive të qeverisë të hënën. Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave nofton se lidhur me problemin ka nisur një hetim policor, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne kemi zbuluar një dobësi të panjohur më parë në softuerin e një prej furnizuesve tanë. Kjo dobësi është shfrytëzuar nga një aktor i panjohur. Tashmë e kemi mbyllur këtë dobësi. Është shumë herët për të thënë diçka se kush qëndron pas saj dhe përmasat e sulmit. Hetimet tona dhe hetimet e policisë do të mund të japin më shumë përgjigje," tha Erik Hope, drejtor i organizatës së sigurisë dhe shërbimit të ministrive norvegjeze, në një deklaratë për shtyp. 

Autoritetet thanë se puna e qeverisë po vazhdonte normalisht, por se në 12 ministritë e prekura nga sulmi, punëtorët nuk kishin akses në shërbimet e përbashkëta celulare, përfshirë postën elektronike. 

cyber attack

Sondazh

Poll