Bota

Putin: Rusia do të zëvendësojë grurin e Ukrainës në Afrikë

Operacioni ushtarak i Moskës bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës me anije luftarake derisa një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia dhe e nënshkruar në korrik 2022 lejoi kalimin e dërgesave kritike të grurit

24 Korrik 2023, 12:35 Nga a.l
Putin: Rusia do të zëvendësojë grurin e Ukrainës
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaron seRusia do të zëvendësojë eksportet e grurit ukrainas në Afrikë. 

“Rusia do të vazhdojë përpjekjet e saj energjike për të ofruar furnizime me grurë, produkte ushqimore, plehra dhe mallra të tjera në Afrikë. Dua të jap garanci se vendi ynë është i aftë të zëvendësojë grurin ukrainas si në baza komerciale ashtu edhe pa pagesë”, tha Putin në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Operacioni ushtarak i Moskës bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës me anije luftarake derisa një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia dhe e nënshkruar në korrik 2022 lejoi kalimin e dërgesave kritike të grurit, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fillim të këtij muaji Rusia doli nga marrëveshja pasi u ankua se një marrëveshje lidhur me lejimin e eksportit të ushqimit dhe plehrave ruse nuk ishte respektuar.

vladimir putin

Sondazh

Poll