Bota

Nuk iu bind policisë gjatë protestës për klimën në Malmo, gjobitet aktivistja 20-vjeçare Greta Thunberg

Thunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që bllokuan rrugën për kamionët e naftës në portin e Malmos

24 Korrik 2023, 13:34 Nga a.l
Nuk iu bind policisë gjatë protestës për klimën në
Greta Thunberg

SUEDI- Aktivistja Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe gjobitur për mosbindje ndaj urdhrit të policisë për t'u larguar nga një protestë kundër ndryshimeve klimatike në portin suedez të Malmos muajin e kaluar.

Aktivistja suedeze e klimës u deklarua e pafajshme.  "Veprimet e mia janë të justifikueshme," i tha ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan, shkruan BBC. 

Thunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që bllokuan rrugën për kamionët e naftës në portin e Malmos. Ajo u akuzua për mosbindje ndaj urdhrave të policisë për t'u larguar. 

greta thunberg

Sondazh

Poll