Bota

Mitsotakis FJALIM në Kuvend: Jemi në luftë me zjarret, të prekurit do të dëmshpërblehen

Mitsotakis shprehet se përpjekja e shtetit u njoh nga të gjithë, madje edhe turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime dhe njësi hoteliere.

24 Korrik 2023, 13:03 Nga a.l
Mitsotakis FJALIM në Kuvend: Jemi në luftë me zjarret, të
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një fjalim në Kuvend ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në disa zona të vendit, e cila paraqitet kritike dhe me rrezikshmëri për jetën e banorëve. Mitsotakis shprehet se përpjekja e shtetit u njoh nga të gjithë, madje edhe turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime dhe njësi hoteliere, shkruajnë mediat greke. 

“Megjithë avancimin e zjarrit, asnjë jetë nuk humbi, kjo dëshmon se kundër tërbimit të natyrës, asnjë masë nuk do të mjaftojë kurrë. Kjo verë na gjen me vapë të pandërprerë, erëra të forta, në Rodos kemi erëra të vazhdueshme që kalojnë 6 Beaufort prej ditësh. Në Rodos pas ditës së dytë kur zjarri kishte shfaqur disa shenja pakësimi, zjarri bëri fronte të reja. Dhjetëra mijëra njerëz u transportuan në mënyrë të organizuar dhe në kohë në vende të sigurta. I jemi mirënjohës zjarrfikësve, mbrojtjes civile, forcave të armatosura, policisë, vullnetarëve për vetëflijimin e tyre. Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë me zjarrin ”, tha kryeministri.

Ai tha se të prekurit nga shpërthimi i zjarreve masive do të dëmshpërblehen pasi situata të jetë vendosur nën kontroll. 

"Janë shpëtuar mijëra njerëz, jeta njerëzore do të jetë gjithmonë prioriteti ynë, sidomos pesë vjet pas tragjedisë së Matit. Mësuam të organizojmë evakuime. Ne do të rindërtojmë atë që kemi humbur, do të kompensojmë ata që u lënduan. Rodosi u përball me një problem në 10% të shtretërve të tij. Llogaria do të vijë e plotë, kur të bëjmë llogarinë tonë të përgjithshme', tha ai. 

Situata në disa zona të Greqisë vijon të jetë kritike. Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota. Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit. 

kyriakos mitsotakis zjarr ne greqi

Sondazh

Poll