Politike

‘Më tha si je o shefo’, Edi Paloka: Ja si e identifikova trafikantin e drogës në Dibër, ishte nga Lazarati

15 Tetor 2019, 20:20 Nga DOSJA
‘Më tha si je o shefo’, Edi Paloka: Ja si e identifikova

Sipas demokratëve, skema e shitblerjes së votës përfshinte edhe grupe kriminale që kultivonin kanabis. Edhe pse Dibra nuk ishte lakuar më parë, si zonë e nxehtë kultivimi, akuzat u intensifikuan në fushatë.

Mbetet ende e paqartë sesi ish-deputeti Paloka kishte identifikuar një trafikant, më pas ishin përshëndetur dhe kishin biseduar për kultivimin e kanabisit.

“Po Lulzim Basha dhe establishment i tij politik që në 114 fshatrat e Dibrës shkonin nga dy herë në ditë, keni parë ndonjë pamje filmike të xhiruar?”, tha Ulsi Manja, deputet PS.

“Vetë fshatarët që na informonin se ne sigurisht nuk futeshim nëpër shkurre e ferra se s’kishim vajtur për të gjurmuar atje kanabisin”, tregon Edi Paloka, Nënkryetar PD

Denoncimet aso kohe ishin vetëm publike, nga foltorja e selisë blu, duke shmangur policinë ose prokurorinë.

“Unë denoncoja në ato kohë parcelat e shefit të komisariatit, dhe ai do shkonte për të zbuluar parcelat e tij?” pohon Flamur Noka, ish-deputet i PD.

Marrë nga Top-Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka trafikant droge zgjedhjet e dibrës në 2016 edi paloka trafikant droge zgjedhjet e dibrës në 2016

Sondazh

Poll