Politike

Fitoi sërish në Rrogozhinë, Memolla: Gjatë dy muajve mësuam nga gabimet! Rezultati tregoi që ia dolëm

Teksa falenderoi popullin për besimin, duke përfshirë të djathtët e të majtët, ai tha se do punojë fort për të ardhmen e qytetit.

24 Korrik 2023, 09:47 Nga A.B
Fitoi sërish në Rrogozhinë, Memolla: Gjatë dy muajve
Edison Memolla

RROGOZHINË- Fituesi në zgjedhjet e 24 korrikut, Edison Memolla ka mbajtur një fjalim për mediat pas përfundimit të procesit të numërimit të 54 kutive të votimit. Teksa falenderoi popullin për besimin, duke përfshirë të djathtët e të majtët, ai tha se do punojë fort për të ardhmen e qytetit.

Memolla u zotua që ta bëjë qytetin elitar, si dhe shtoi se do të fokusohet edhe tek bujqësia. 

'Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qenë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar'- tha Memolla.

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

edison memolla zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll