Politike

Procesi i numërimit drejt fundit! Si po e presin kandidatët- Memolla i buzëqeshur, pranë tij qëndron 'rivali'

Votimi i së dielës u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. 

24 Korrik 2023, 08:20 Nga A.B
Procesi i numërimit drejt fundit! Si po e presin kandidatët- Memolla i
Dy kandidatet

RROGOZHINË- Që prej mesnatës po vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Rezultati i fundit i KQZ-së i përditësuar në orën 07:00 të mëngjesit tregon se kur janë numëruar 40 kuti nga 54, Edison Memolla kryeson bindshëm.

-Edison Memolla PS ka 4398 vota

-Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota

Siç shihet edhe në foto, Memolla duket i lumtur me rezultatin ndërsa Hoxha, i cili ndodhet pranë tij, s'duket aspak i kënaqur. Vlen të theksohet se një ditë më parë Hoxha u shpreh se në fund të procesit, sido që të jetë rezultati do t'i japë dorën kundërshtarit.

Votimi i së dielës u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë./Dosja.al

zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll