Aktualitet

Makina humb drejtimin, përplas dy këmbësorë në autostradën Milot-Lezhë

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

23 Korrik 2023, 18:28 Nga m.s
Makina humb drejtimin, përplas dy këmbësorë në
foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Milot-Lezhë. Një atoveturë tip Opel ka humbur drejtimin, dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Uniformat blu kanë mbërritur në vendgjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

aksident milot-lezhë

Sondazh

Poll