Bota

Zjarret në Greqi! Korfuzi përfshihet nga flakët, kërkohet evakuim në pesë vendbanime

23 Korrik 2023, 20:47 Nga f.i
Zjarret në Greqi! Korfuzi përfshihet nga flakët, kërkohet
foto ilustruese

GREQI- Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante, ku edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje po punojnë 30 zjarrfikëse nga dy grupe këmbësoresh, nëntë automjete dhe dy avionë dhe një helikopter, raportojnë mediat vendase.

Ndalimi i përkeqësimit të situatës është prioritet për autoritetet, të cilat po bëjnë të gjithë përpjekjet e tyre për të parandaluar dëme të mëtejshme. 

Theksohet se thirrjet për evakuim janë dërguar në vendbanimet: Portes, Megoula, Simies, Palea Perithia dhe Saga në Kassiopi.

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll