Bota

TRONDITËSE! Nënë dhe bijë vdesin nga etja dhe uria në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë (FOTO)

Trupat e tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin.

23 Korrik 2023, 19:23 Nga f.i
TRONDITËSE! Nënë dhe bijë vdesin nga etja dhe uria në
foto ilustruese

LIBI- Imazhi i një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës. Mediat e huaja raportojnë se trupat e një nëne dhe vajzës së saj u gjetën të vdekur nga etja në shkretëtirat e Tunizisë.

Në foton e publikuar shihet se trupat e tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin. Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare.

TRONDITËSE! Nënë dhe bijë vdesin nga etja dhe uria në

Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës. Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ka nisur gjithashtu një apel për të ndihmuar të dëshpëruarit e bllokuar në kufi.

Tensioni në kufirin midis Libisë dhe Tunizisë është gjithnjë e më i lartë ku emigrantët, të ardhur nga brezi sub-Saharian, përpiqen të shkojnë në veri për të arritur në bregdetin tunizian, por refuzohen në kufi.

libi shkretetira vdesin nene e bije

Sondazh

Poll