Bota

Rrëshqitja e dheut në Indi, 27 të vdekur dhe 50 të zhdukur

23 Korrik 2023, 18:12 Nga f.i
Rrëshqitja e dheut në Indi, 27 të vdekur dhe 50 të zhdukur
pamje nga vendngjarja

INDI- Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në shtetin Maharashtra të Indisë është rritur në 27. Mediat e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë ditën e katërt të kërkimit për rreth 50 persona ende të zhdukur.

“Deri më tani kemi numëruar 27 trupa dhe rreth 50 deri në 60 persona janë ende të zhdukur, por ka sfida të shumta për punën e shpëtimit në vend,” -tha zyrtari i Raigad Yogesh Mhase.

Shirat e musonit shkaktuan një rrëshqitje dheu në një fshat në rrethin Raigad, rreth 100 km nga Mumbai. Zyrtarët raportojnë se të paktën 17 nga 48 shtëpitë në fshat u kthyen në rrënoja.

rreshqitje dheu ne indi indi

Sondazh

Poll