Bota

VIDEO- Shembet një ndërtesë në Kamerun, 12 të vdekur

Ekipet nga brigada e zjarrfikësve të Kamerunit, Kryqi i Kuq dhe shërbime të tjera të shpëtimit janë ende duke punuar në vendngjarje.

23 Korrik 2023, 20:39 Nga f.i
VIDEO- Shembet një ndërtesë në Kamerun, 12 të vdekur
pamje nga vendngjarja

KAMERUN- Një ndërtesë katërkatëshe u shemb në kryeqytetin tregtar të Kamerunit , Douala, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke lënë të plagosur dhjetra të tjerë.

Raportohet se ndërtesa e vendosur në lagjen lindore të qytetit u shemb rreth mesnatës, shkruan Protothema.

Ekipet nga brigada e zjarrfikësve të Kamerunit, Kryqi i Kuq dhe shërbime të tjera të shpëtimit janë ende duke punuar në vendngjarje. Guvernatori rajonal, Samuel Dieudonné Ivaha Diboua, ka kërkuar qetësi nga njerëzit - duke thënë se situata është nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit do të sigurohen që askush të mos mbetet nën rrënoja.

At least 12 person's have been confirmed dead as 4 storey building collapsed in Cameroon's economic capital-Douala. pic.twitter.com/5slSTFLte9

 

shembet ndertesa ne kamerun kamerun

Sondazh

Poll