Bota

Vala e të nxehtit në Greqi, rekordi i ri maksimal i temperaturës shkon në 46.4 gradë

180 stacione meteorologjike kanë regjistruar maksimumin mbi 40 gradë Celsius, ndërsa 87 prej tyre kanë pasur temperaturë maksimale mbi 42 gradë Celsius.

23 Korrik 2023, 18:45 Nga m.s
Vala e të nxehtit në Greqi, rekordi i ri maksimal i temperaturës
Greqi

GREQI- Në pikun e fazës së dytë të valës së të nxehtit, sipas rrjetit të stacioneve të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës/Meteo.gr, vlerat maksimale të temperaturës kaluan 40 gradë Celsius në shumë zona.

180 stacione meteorologjike kanë regjistruar maksimumin mbi 40 gradë Celsius, ndërsa 87 prej tyre kanë pasur temperaturë maksimale mbi 42 gradë Celsius.

Temperatura maksimale absolute u regjistrua në Gytheio, dhe ishte e barabartë me 46.4 gradë Celsius, shkruan "Protothema".

Ky rekord është edhe temperatura më e lartë që është regjistruar historikisht në rrjetin e stacioneve automatike të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës/Meteo.gr që nga viti 2006. Rekordi i mëparshëm është vendosur në Makrakomi të Fthiotidës më 2 gusht 2021, me një vlerë prej 46.3 gradë Celsius.

greqi i nxehti

Sondazh

Poll