Bota

Greqi/ Arrestohen tre persona për shembjen e urës në Patra

Përgjegjësi i projektit dhe dy operatorë, ku njëri prej tyre po trajtohej i plagosur në spital janë arrestuar

23 Korrik 2023, 20:16 Nga f.i
Greqi/ Arrestohen tre persona për shembjen e urës në Patra
pamje nga vendngjarja

GREQI- Tre persona janë arrestuar pas shembjes së një pjese të urës në Patra, ku dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën. 

Përgjegjësi i projektit dhe dy operatorë, ku njëri prej tyre po trajtohej i plagosur në spital janë arrestuar, raporton protothema. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënoja, ku të paktën 3 persona dyshohet se janë bllokuar. 

Ura ishte e mbyllur, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë, nga e enjtja e datës 20 korrik për shkak të punimeve të shembjes për rikonstruksionin e nënkalimit.

shembet ura ne greqi

Sondazh

Poll