Aktualitet

Peshtani i Fierit prej tre ditësh në flakë, mbërrin helikopteri për normalizimin e situatës

Flakët favorizohen nga era, ndërsa bëhet me dije se janë përhapur drejt Cakranit.

23 Korrik 2023, 16:42 Nga m.s
Peshtani i Fierit prej tre ditësh në flakë, mbërrin
zjarri ne Rrogozhine

FIER- Pas tre ditëve ku flakët kanë përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në Peshtan të Fierit, sot bëhet me dije se ka mbërritur helikopteri për shurjen e zjarrit. Flakët favorizohen nga era, ndërsa bëhet me dije se janë përhapur drejt Cakranit.

Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. Ndonëse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrat e zjarrit në Peshtan, zjarri ka filluar të dalë sërish jashtë kontrollit.

 

zjarr peshtan te fierit

Sondazh

Poll