Aktualitet

"Ma ka bërë benë, do më vrasë"/ Gjykata e Fierit lë në burg Orges Bilbilin për vrasjen e Besnik Hidës

Prokuroria e Fierit thotë se ka arritur të dokumentojë që Bilbili, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Ardian Ahmetaj, janë përsonat që kanë vrarë në ambientet e një lokali, Besnik Hidën.

23 Korrik 2023, 16:48 Nga k.m.
"Ma ka bërë benë, do më vrasë"/ Gjykata e
Orges Bilbili dhe Besnik Hida

TIRANË- Orges Latifi është duke e vuajtur një burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes në burgun e Drenovës, por sot Gjykata e Fierit, i ka komunikuar masën e sigurisë "arrest me burg" edhe për një ngjarje tjetër kriminale në të cilën dyshohet se është përfshirë i riu. 

Prokuroria e Fierit thotë se ka arritur të dokumentojë që Bilbili, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Ardian Ahmetaj, janë përsonat që kanë vrarë në ambientet e një lokali, Besnik Hidën. Bilbili, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri, ka mohuar akuzat për vrasjen. Ndërsa para togave të zeza, avokati i tij Detar Hysi pretendon se hetuesit nuk kanë prova për të mbështetur argumentet e tyre, ndërsa shtoi se për të vërtetuar përfshirjen në ngjarje të klientit të tij, hetuesit kanë përdorur metoda ekstra ligjore.Gjithashtu, si e dhënë është përdorur edhe dëshmia e Fatos Latifit, i cili prentendon se Besnik Hida ishte i shqetësuar prej kohësh, pasi i kishte shkuar fjala se Orges Bilbili do ta vriste.

“…Është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri..,më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…,”-bëri me dije Fatos Latifi.

Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra në 11 Tetor të vitit 2017 në Lushnjë, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ngjarje për të cilën Bilbili është dënuar me burg për jetë dhe Haxhiu është në gjykim në mungesë pasi aktualisht ndodhet në Selanik, ku edhe u prangos pas disa viteve në kërkim për ngjarje të ndryshme kriminale.

ogres bilbili besnik hida ekzekutohet besnik hida

Sondazh

Poll