Aktualitet

HARTA/ Kush ha më shumë fruta në botë! Shqiptarët renditen të parët në Ballkan

Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.

23 Korrik 2023, 16:12 Nga f.i
HARTA/ Kush ha më shumë fruta në botë! Shqiptarët
foto ilustruese

SHBA- Në një raport së fundmi për frutangrënësit më të mëdhenj në botë, tregon renditjen e vendeve në botë duke përfshirë edhe vendin tonë. Mediat e huaja raportojnë se sipas të dhënave Republika Domenikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë.

Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë më shumë fruta me 387.18 kg në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.

Të dhënat e konsumit të frutave në një përditësim, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon. Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.

HARTA/ Kush ha më shumë fruta në botë! Shqiptarët

Ndërkohë Britaninë e Madhe zë vendin e 65-të në renditjen ndërkombëtare. SHBA renditet në vendin e 51-të, ku mesatarisht amerikanët konsumojnë 93.8 kg fruta në vit.

Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat. Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).

shqiperia ballkani

Sondazh

Poll