Aktualitet

Era e fortë nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Peshtan të Fierit, prefekti kërkon ndërhyrje nga ajri

Prefekti i qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka bërë edhe njëherë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

23 Korrik 2023, 15:39 Nga k.m.
Era e fortë nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Peshtan të
Foto ilustruese

FIER- Pylli me pisha në fshatin Peshtan prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri. Flakët të favorizuara edhe nga era, kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps.

Sipas Top Channel, prefekti i qarkut të Fierit, Lefter Shehaj ka bërë edhe njëherë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. E fundit u dokumentua të premten, pasi Ministria e Mbrojtjes publikoi një video teksa helikopteri Cougar hidhte ujë mbi zjarrin. Por ndërhyrje tjetër nuk është bërë me dije.

Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili raportohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por i doli nga kontrolli duke shkrumbuar deri më tani 25 ha pyll. 

lefter shehaj fier zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll