Aktualitet

Mallra kontrabandë nga porti i Durrësit, pranga dy personave, një prej tyre babai i një emri të njohur për policinë

Në furgonin që udhëtonin Florjan Goga, 26-vjeç dhe Agron Çela 60-vjeç, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera.

23 Korrik 2023, 15:22 Nga m.s
Mallra kontrabandë nga porti i Durrësit, pranga dy personave, një
policia gjete kontrollit

DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi tentuan që të fusnin mallra kontrabandë nga porti. Në furgonin që udhëtonin Florjan Goga, 26-vjeç dhe Agron Çela 60-vjeç, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera. Në sajë të kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në automjetin furgon me drejtues Florjan Gogën, dhe pronar Agron Çelën, në pikën kufitare të Portit të Durrësit polici sekuestroi dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera.

Mbi ta rëndon akuza për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera", kryer në bashkëpunim. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se Agron Çela është babai i Elidon Çelës, i cili 1 vit më parë fshehu 522 mijë euro në furgonin që vinte nga Bari. Elidon Çela nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla, si edhe duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.

mallra kontrabande policia e durresit

Sondazh

Poll