Aktualitet

21 mln euro projekt, pjesë e SAGËS së inceneratorëve/ I vihet flaka pikës së grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndaj dhe tymi ka përfshirë të gjithë zonën përreth.

23 Korrik 2023, 14:14 Nga k.m.
21 mln euro projekt, pjesë e SAGËS së inceneratorëve/ I
Pamje nga Vlora

VLORË- Zjarr në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndaj dhe tymi ka përfshirë të gjithë zonën përreth. Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, që herë pas here edhe ka zjarre.

Kjo situatë përsëritet për të disatën herë, ndaj dhe dyshimet janë se zjarri i qëllimshëm. Por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës.

Sipas BIRN, landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri. Por që ka mbetur i papërfunduar pas sekuestrimit të kompanisë ITS të Klodian Zotos, ndërsa zyrtarët e bashkisë thonë se fusha aktuale e mbetjeve është e rrezikshme dhe ende nuk dihet nëse landfilli do të përfundojë ndonjëherë.

Ndërtimi ishte pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

vlore

Sondazh

Poll