Aktualitet

EKSKLUZIVE- Jo vetëm Tiffany! Edhe vajza tjetër e Donald Trump vjen në Shqipëri, FOTOJA nga SARANDA, zbarkoi me jaht! Shijon drekën me miqtë

E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj. Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.

23 Korrik 2023, 13:00 Nga k.m.
EKSKLUZIVE- Jo vetëm Tiffany! Edhe vajza tjetër e Donald Trump vjen
Ivanka Trump

SARANDË- Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u kap ekskluzivisht nga Dosja.al, duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri.

Dosja.al ka siguruar një foto ekskluzive nga pushimet e saj nga "Demi Hotel" në Sarandë. E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj. Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.

EKSKLUZIVE- Jo vetëm Tiffany! Edhe vajza tjetër e Donald Trump vjen
Ivanka Trump vjet në Shqipëri

Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

ivanka trump

Sondazh

Poll