Aktualitet

'Rastësia mbreti i botës!'/ Saranda bën bashkë jo vetëm motrat Trump, por edhe mbështetësen e babait të tyre

Ildikó Varga, me origjinë nga Hungaria, jeton në Florida dhe është një njohëse e mirë personale e Donald Trump, e cila thotë se ka marrë pjesë në hapjen e njëzet e shtatë organizatave të grave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbështesin kandidatin republikan.

23 Korrik 2023, 13:54 Nga A.B
'Rastësia mbreti i botës!'/ Saranda bën bashkë jo
Donald Trump dhe Ildikó Varga

TIRANË- Saranda është qyteti që ka bërë bashkë dy motrat Trump dhe një mbështetëse të tyre. Pasi ju informuam se Tiffany Trump ishte nisur drejt jugut, e se Ivanka Trump po qëndron në 'Hotel Demi' në Sarandë, edhe Ildikó Varga, mbështetëse e familjes Trump ndodhet po në brigjet shqiptare. 

Ildigo, nga Hungaria, është presidente e Varga Crystal Factory dhe 'Founder of Women for Trump'. Ajo publikoi në rrjetin e saj social 'Facebook' foto në të njëjtin ambient me Ivanka Trump, në ambientet e hotel 'Demi'.

Rastësia është mbreti i botës thonë, e ku më mirë se në brigjet shqiptare!

'Rastësia mbreti i botës!'/ Saranda bën bashkë jo

Ildikó Varga, jeton në Florida dhe është një njohëse e mirë personale e Donald Trump, e cila thotë se ka marrë pjesë në hapjen e njëzet e shtatë organizatave të grave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbështesin kandidatin republikan. Qëllimi i organizatave është të paraqesin anën pro-familjare dhe miqësore të Trump-it./Dosja.al

ildikó varga donald trump

Sondazh

Poll