Aktualitet

U bë për spital nga sherri në burg, kush është 26-vjeçari që u kap me 94 pako kanabis në Portin e Durrësit

15 Tetor 2019, 19:21 Nga DOSJA
U bë për spital nga sherri në burg, kush është

RROGOZHINË- Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga sherri.

Po kush është Bajram Myftaraj?

Më 12 nënton 2016, ai u arrestua me 26 kg marijuanë në Portin e Durrësit. 26-vjeçari u kap në vijën e dytë të kontrollit në Portin e Durrësit, pasi në makinë iu gjetën  94 pako me kanabis.

Një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Rrogozhinës. Nga përplasja mes gjashtë të burgosurve është dëmtuar rëndë njëri prej tyre. Mësohet se nismëtari i sherrit është i dënuari Endrit Goga.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bajram mystaraj burgu i rrogozhines endrit goga sherri ne burgun e rrogozhines bajram mystaraj burgu i rrogozhines endrit goga sherri ne burgun e rrogozhines

Sondazh

Poll