Aktualitet

Telefonoi gjyqtarin për tritolin në makinë, identifikohet autori i alarmit të rremë (EMRI)

15 Tetor 2019, 17:36 Nga DOSJA
Telefonoi gjyqtarin për tritolin në makinë, identifikohet autori

KORÇË- Është mësuar emri i personit që dyshohet se telefonoi gjyqtarin, Markelian Kuqo, për alarmin fals se i ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Sipas informacioneve mësohet se pas telefonatës fshihej Neim Behari, 34-vjeçari i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës  për vrasje.

Dosja.al mëson se Behari vuante dënimin për vrasjen e një taksisti në vitin 2005.  Ndërkohë në 2016 ai ka kërcënuar nga burgu i Fushë-Krujës për akte terroriste në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË

Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit: N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”)”, ka njoftuar policia e Korçes.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marrë një telefonatë, e cila thoshte se në makinën e tij është vendosur një bombë. Makina e tij ka qenë e parkuar para Gjykatës së Korçës. Vetë gjyqtari ka thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Policia ka identifikaur autorin e telefonatës nga burgu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne makine e gjyqtarit markelian kuqo neim behari alarm per bombe ne makine e gjyqtarit markelian kuqo neim behari

Sondazh

Poll