Aktualitet

“Maskat” zbarkojnë në Elbasan, marrin 20 milionë lekë dhe sende me vlerë në banesën e pronarit të autoshkollës

15 Tetor 2019, 18:48 Nga DOSJA
“Maskat” zbarkojnë në Elbasan, marrin 20 milionë

ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa persona të paidentifikuar kanë hyrë natën e kaluar dhe kanë vjedhur shtëpinë e një biznesmeni. Nga Policia kjo ngjajre ende nuk konfirmohet, por burime bëjnë me dije se hajdutët kanë marrë një shumë të madhe parash.

Ka qenë biznesmenit Shaqir Karafili ai që ka denoncuar se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të hënës, në lagjen 5 Maji, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij. Karafili është pronari i një autoshkolle në qytetin e Elbasanit. Mësohet se hajdutët përcveç një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra kanë marrë edhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të familjes.

Vjedhja ka ndodhur në darkën e kaluar, moment kur familjarët ishin duke ngrënë darkën dhe më vonë kanë parë që u mungonin disa sende në shtëpi. Biznesmeni Karafili, pasi ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për zbardhjen e plotë të saj dhe për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Një tjetër grabitje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku maskat dhunuan një çif të moshuarsish në Korçë dhe u morën atyre një shumë parash.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banesa ne elbasan maskat ne elbasan shaqir karafili grabitet banesa ne elbasan maskat ne elbasan shaqir karafili

Sondazh

Poll