Aktualitet

Atë e bir rrahën për spital të riun për parkingun e biçikletës, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana, nën hetim djali i mit

15 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
Atë e bir rrahën për spital të riun për parkingun e

TIRANË– Një 40-vjeçar është arrestuar pasi bashkë me djalin e tij të mitur kanë rrahur një tjetër të ri. 

Pas një debati për parkimin e biçikletës, atë e bir janë konfliktuar me 24-vjeçarin me iniciale G. P., i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës. 

Ndërkohë djali i tij, 17 vjeç, është nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.

Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
 
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir tirane arrestohen babe e bir tirane

Sondazh

Poll