Aktualitet

Piromani ‘i çmendur’ shqiptar tmerroi Italinë, digjte makina policie për pasion (EMRI)

15 Tetor 2019, 18:01 Nga DOSJA
Piromani ‘i çmendur’ shqiptar tmerroi Italinë, digjte

ITALI –  Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në qytet.

Pas hetimeve të përbashkëta të policisë dhe karabinierëve, burri u arrestua në gusht 2018. Por për të  sqaruar më tej  çështjen, gjykatësja Di Valerio,  dje u ka dhënë prokurorëve transkiptet e përgjimeve telefonike të 41-vjeçarit .

Gjatë seancës dëgjimore dje, folën edhe disa karabinierë të cilët kryenin hetimet dhe proçesi u shty  për në nëntor ku do të flasin  katër nga personat të cilëve u ishte djegur makina.

Seria e djegies së makinave filloi në 13 Shtator 2017 kur një Ford Fiesta i parkuar në Via Forlanini mori flakë. Rasti i dytë u zhvillua në 30 Shtator në Via Confalonieri kundër një Fiat Panda.

Dhe përsëri, më 25 dhjetor të po këtij viti, në ditën e Krishtlindjeve rreth orës 19:00, një Lancia Y, gjithashtu në rrugën Forlanini, u gjet në flakë. Në gjyq do të diskutohet edhe për  zjarrin e 29 janarit 2018  ku u dogj  një Fiat 500  përmes rrugës  Copernico në Grottammare,  flakët e të cilit përfshin edhe një Citroen Saxo.

Më 6 janar, një Smart ishte në zjarr në rrugën  Fosse Ardeatine dhe flakët  përfshin edhe dy Fiat Punto.

Më 5 shkurt 2018, një Mini Cooper i parkuar në një zonë private u dogj. Me këtë rast, flakët arritën edhe në një shtëpi aty pranë, por ndërhyrja në kohë e zjarrëfiksëve, bëri të mundur shpëtimin e shtëpisë. Në  mëngjesin e 10 shkurtit, një zjarr tjetër shkatërroi një BMV 3  të parkuar në  rrugën Via Oberdan. Të nesërmen në mëngjes, një tjetër makinë merr flakë , këtë herë në Via Farinelli, ku u dogj  një Audi A3 dhe madje në këtë rast flakët rrezikuan të arrinin në një shtëpi.

Më 13 Mars, një automjet  Mercedes Class A u dogj në rrugën  Alberto da Giussano. Zjarret kanë prekur, ndër të tjera, makinat e katër karabinierëve dhe dy oficerëve të policisë bashkiake.

I pyetur për arsyen e djegies së makinave, 43-vjeçari piroman, u shpreh se ai e kishte pasion vënien në zjarr të objekteve.

Burimi:ilrestodelcarlino

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali krenar shehaj pirromani shqiptar itali krenar shehaj pirromani shqiptar

Sondazh

Poll