Aktualitet

“Fitoj 100 mijë paundë në javë!” Avdiu nga Tirana zbërthen trafikun e drogës në Britani: Punoja si menaxher dhe e las

15 Tetor 2019, 15:38 Nga DOSJA
“Fitoj 100 mijë paundë në javë!” Avdiu nga

BRITANI- Shqiptarët po katapultojnë në biznesin e kultivimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar me hapa të mëdha. Menaxheri shqiptar i një prej shtëpive ku rritet kanabisi ka rrëfyer historinë e tij. Avdiu nga Tirana po kërkonte për një mundësi për të lënë Shqipërinë. Ai mori një ofertë për në Mbretërinë e Bashkuar për një punë që do t’i garantonte para të shpejta; kultivimi i kanabisit.

Nuk ka asgjë në Shqipëri. Miqtë e mi po më thoshin se kishte shumë punë në Britani dhe puna lidhej me kanabisin. Ata gjithashtu më thanë që do të kisha shumë fitime nga ana monetare“, ka rrëfyer ai për VICE UK.

Gjatë 10 viteve të fundit, bandat shqiptare janë rritur me hapa galopantë dhe janë bërë disa nga lojtarët më të fuqishëm në tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria dikur ishte prodhuesi më i madh i kanabisit i rritur në natyrë në Europë, por zbatimi i ligjit dhe ndërhyrja e shtetit shkatërroi shumë plantacione si pjesë e përpjekes së saj për t’u anëtarësuar në BE. Pas bllokimit në Shqipëri, duket se trafikuesit e drogës po zbatojnë njohuritë e tyre në rrethinat britanike.

Gjatë dy viteve të fundit, policia britanike ka sulmuar disa shtëpi ku rritej kanabis, të cilat menaxhoheshin nga shqiptarët. Këto shtëpi ndodheshin në qytete si Manchester, Gloucester, Peterborough dhe Leeds. “Përballë kafenesë në qendër të Tiranës, ku unë takova Avdiun po ndërtohet një bllok banesash luksoze, më thanë që ishte për qëllime pastrimi parash”, shkruhet në artikullin e publikuar në median britanike.

Gjithashtu në artikull shkruhet se në një vend ku paga mesatare është më pak se 300 paund dhe papunësia e të rinjve është rreth 30% është e vështirë që të rinjtë të mos kenë dëshirën për t’u larguar. “Njerëzit mendojnë se Mbretëria e Bashkuar është një parajsë. Unë u thoja të gjithëve që e dija se do të fitoja para të mëdha”, thotë Avdiu për median britanike.

Artikulli vazhdon më tej duke shkruar edhe për mënyrën se si Avdiu nga Tirana ishte nisur drejt Anglisë.

Kur Avdiu ishte 28 vjeç, dy vite më parë fluturoi për në Francë përmes një vize tre mujore Shengen. Pasi mbërriti në Francë ai pagoi 14 mijë paund për një vend në një kamion. Nga emigrantët që janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Anglisë, shqiptarët janë kombësia që janë kapur më shumë se çdo kombësi tjetër. Avdiu thekson se ajo çfarë i shtyn shqiptarët të katapultohen në tregun e drogës është joshja nga paratë dhe borxhet që marrin për të ardhur drejt Anglisë“, shkruhet në artikull.

Problemi është se askush në Angli nuk ka letra. Marrja e një pune të rregullt është e pamundur për një emigrant të paligjshëm. Fillimisht emigrantët fillojnë të punojnë me makinat (me pronësi shqiptare)  e më pas mësojnë për këto gjërat e tjera“, është shprehur Avdiu nga Tirana.

Artikulli në median britanik vijon më tej duke theksuar se Avdiu e la vendin plotsisht me synimet për tu futur në tregun e drogës në Britani. Shokët që e pritën i sugjeruan të kalonte në një shtëpi tjetër më të madhe në periferinë e Birmingham. Rendimenti nga kulturë e parë do të ishte gati në 3 muaj dhe do të shitej tek tregtarët për 70.000 paund, nga të cilat ai do t’i paguante ato 30.000 paund dhe pjesën tjetër do e mbante për vete.

Ka shumë shtëpi si kjo në Birmingham. Në këto shtëpi nuk ka vetëm shqiptarë, por edhe afganë, pakistanezë dhe vietnamezë”, ka deklaruar Avdiu. Sipas rrëfimit të tij çdo shtëpi ka një dhomë gjumi për një punëtor të kompletuar me Playstation për të ndihmuar në lehtësimin e mërizë. Gjithashtu në shtëpi ka edhe një banjo të vogël dhe një kuzhinë e vogël. Dhomat e tjera ishin të mbushura me bimë kanabisi. Avdiu tregon se menaxherët shqiptarët, të cilët zotëronin shumë shtëpi të tilla kalonin çdo ditë kontroll për të parë nëse çdo gjë ishte në rregull.

Avdiu gjithashtu ka thënë se punëtorët nuk qëndronin shumë gjatë në këto shtëpi. Qëndrimi më i gjatë që ka dëgjuar është për një punëtor që ka ndenjur 8 muaj. Edhe pse kultivimi i kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i lidhur me skllavërinë dhe abuzimin e fëmijëve, Avdiu insiston se ky nuk është rasti me shqiptarët.

Pjesa më e madhe e emigracionit nga Shqipëria në Angli ka në qendër qytetet veriore të Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Ky emigracion ka nisur në vitet 1990, vit kur shumë njerëz kërkuan azil duke u paraqitur si refugjatë nga Lufta e Kosovës. Rreth 60-70% e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë nga këto qytete. “Shoqëria këtu është e organizuar rreth lidhjeve të ngushta klanore dhe familjare, gjë që i jep fuqi këtyre bandave”, shkruhet në artikull.

Po kush është Avdiu?

Avdiu është nga Tirana dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes së tij të përfshirë në krimin e organizuar. “Unë u thashë prindërve të mi se po punoja për një punë tjetër menaxheriale. Bëra para shumë shpejt dhe gjithashtu arrita t’i humbisja shumë shpejt. Kisha miq që kishin dhjetë ose 12 shtëpi dhe po bënin 100,000 £ në javë”, është shprehu ai. Gjashtë muaj pasi arriti në Angli, Avdiu u kap në Londër me 16 qese me drogë, të cilën synonte t’ia shiste tregtarëve lokalë. Ai kaloi gjashtë muaj në burg, para se të dëbohej sërish për në Shqipëri.

Avdiu nuk është më në kontakt me miqtë e tij në Britani dhe nuk ka në plan të kthehet. Sidoqoftë, ai beson se sulmet e policisë në Mbretërinë e Bashkuar po detyrojnë shumë shqiptarë të “pastrojnë” bizneset e tyre. Avdiu thekson se kriminaliteti është gjithmonë një hap përpara policisë.

Marrë dhe përkthyer nga VICE.com

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avdiu nga tirana fitoi 100 mije paund ne jave trafiku i droges ne britani avdiu nga tirana fitoi 100 mije paund ne jave trafiku i droges ne britani

Sondazh

Poll