Bota

VIDEO/ Dy grupe kalabreze përplasen me armë në mes të ditës në Itali, plagoset një 56-vjeçar, në pranga 4 vëllezër

Grupet e armatosura në një furgon dhe një makinë u përballën me njëri-tjetrin përgjatë një rruge shumë të ngarkuar prej rreth 400 metrash.

23 Korrik 2023, 07:44 Nga a.l
VIDEO/ Dy grupe kalabreze përplasen me armë në mes të
Përplasja me armë zjarri në Itali

ITALI- Dy grupe kalabreze janë përplasur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 më 11 korrik në Seregno, provinca e Monza dhe Brianza. Pamjet janë publikuar së fundmi nga autoritet, të cilat kanë nisur hetimet. 

Grupet e armatosura në një furgon dhe një makinë u përballën me njëri-tjetrin përgjatë një rruge shumë të ngarkuar prej rreth 400 metrash. Të paktën 14 të shtëna janë shkrepur nga një pistoletë e kalibrit 7.65 mm. Në fund të pritës, furgoni zhduket ndërsa makina e vogël, e goditur nga plumbat përfundon duke u përplasur fillimisht me një mjet të rëndë dhe më pas me një pemë, shkruajnë mediat italiane.  


Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezër, 28 dhe 48 vjeç si dhe një 56-vjeçar, i vetmi i plagosur në pritë dhe dy djemtë e tij 31 dhe 29 vjeç.

te shtena me arme ne itali

Sondazh

Poll