Bota

Nuk ka qetësi në Greqi! 13 'zonat e kuqe' nga zjarret, rriten sërish temperaturat në vend (HARTA)

Sipas Vathrakogiannis, zona më e rrezikuar vijon të jetë Rodos. 

23 Korrik 2023, 07:31 Nga a.l
Nuk ka qetësi në Greqi! 13 'zonat e kuqe' nga zjarret,
Zjarr në GREQI

GREQI- Rreth 13 zona janë në gjendje alarmi në Greqi, si pasojë e shpërthimit të vatrave të zjarrit, prej pothuajse 6 ditësh. 

Përfaqësuesi i shtypit i zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis tha se përzierja e lagështisë minimale, temperaturave të larta të tokës, atmosferës dhe erërave të forta mund të çojnë në situata si ato të përjetuara nga Franca dhe Italia në vitin 2022, por edhe ajo që përjetoi Kanadaja këtë vit ku zjarret shkrumbuan mijëra hektarë tokë. 

"Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë zona në të kuqe. Situatat janë shpërthyese, shkëndija më e vogël mund të shkaktojë shkatërrim”, shtoi z. Vathrakogiannis.

Sipas Vathrakogiannis, zona më e rrezikuar vijon të jetë Rodos. 

Nuk ka qetësi në Greqi! 13 'zonat e kuqe' nga zjarret,
Harta

'Zonat e kuqe':

Në Thesali: Larisa dhe Magnezia.

Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia .

Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë.

Në të kuqe është edhe Rodosi për të gjashtën ditë radhazi.

Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë.

Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish. 

zjarr ne greqi vassilis vathrakogiannis

Sondazh

Poll