Bota

Zjarri në Rodos/ Më shumë se 8 mijë njerëz janë evakuuar, guvernatori i Egjeut Jugor: Po jetojmë kohë tragjike

Rrjeti rrugor është ndërprerë. Transporti është bërë me varka dhe më pas me autobusë për të ardhur në pjesën e sigurtë veriore

22 Korrik 2023, 22:19 Nga m.s
Zjarri në Rodos/ Më shumë se 8 mijë njerëz janë
njerezit qe largohen nga flaket e zjarrit

GREQI- "Ne po jetojmë në kohë tragjike, shkatërrimi në ishullin tonë është i paimagjinueshëm", tha guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos. 

Në bisedën e tij telefonike me televizionin Sky, Hatzimarkos theksoi se mijëra njerëz "vendas dhe vizitorë" po evakuohen.

“Qëllimi ynë është jeta e tyre”, siguria e banorëve vendas, vizitorëve dhe turistëve të huaj, vazhdoi guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, duke theksuar se deri në orën 21:30 të së shtunës mbrëma “lëvizjet kanë kaluar shifrën 7500-8000”.

“Rrjeti rrugor është ndërprerë, largimi është bërë me varka dhe më pas me autobusë për të ardhur në pjesën e sigurtë veriore”, shtoi Giorgos Hatzimarkos.

“Kemi ende shumë njerëz. Ne kemi një rrjet rrugor të mbyllur dhe po zhvendosemi në zona të tjera”.

“Në këtë situatë ende nuk janë evidentuar lëvizjet e qytetarëve në tërësi. Kohët janë shumë të vështira, është e rëndësishme që vizitorët e huaj dhe banorët të jenë të sigurtë”, përfundoi guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos.

rodos greqi zjarret

Sondazh

Poll