Bota

'Alarm i kuq'/ Zjarr në Washington, 'kërcënohen' nga flakët shtëpitë dhe tubacionet e gazit natyror

Zjarri i Nowell Road ka shkatërruar shumë struktura në zonë, ndërsa kërcënon shtëpitë, fermat, të mbjellat dhe bagëtinë, termocentralet që përdorin grupe diellore dhe turbina me erë dhe një tubacion gazi.

23 Korrik 2023, 07:42 Nga A.B
'Alarm i kuq'/ Zjarr në Washington,
Zjarri

SHBA-Një zjarr i madh shpërtheu në një zonë rurale në kontenë Klickitat, shteti Uashington, duke bërë që banorët të evakuoheshin.

Zjarri i Nowell Road ka shkatërruar shumë struktura në zonë, ndërsa kërcënon shtëpitë, fermat, të mbjellat dhe bagëtinë, termocentralet që përdorin grupe diellore dhe turbina me erë dhe një tubacion gazi.

Zjarri po lëviz drejt Rezervatit Vendas Yakama, sipas Allen Leibovitz, një zëdhënës i Departamentit të Burimeve Natyrore të Shtetit të Uashingtonit, i cili foli gjatë një konference shtypi në Bickleton.

"Jemi në gjendje alarmi të kuq"

Zjarri është ndezur në zona që e bëjnë "të vështirë" përballimin, theksoi zoti Leibovitz. “Ne jemi në alarm të kuq. Kjo është frika më e keqe e çdo zjarrfikësi sepse lagështia bie me shpejtësi. Erërat po rriten. Dhe kështu zjarri përhapet me shpejtësi të madhe”.

Forca nga zonat fqinje po nxitojnë drejt zonës. Ajo po digjet në veri të lumit Kolumbia, një kufi natyror me shtetin e Oregon. Autoritetet nuk kanë sqaruar se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur./Dosja.al

zjarr ne shba

Sondazh

Poll