Bota

Lajçak diskuton me Kurtin për uljen e tensioneve: Folëm për situatën në veri dhe dialogun Kosovë- Serbi

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE-së nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

22 Korrik 2023, 21:22 Nga m.s
Lajçak diskuton me Kurtin për uljen e tensioneve: Folëm
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

KOSOVE- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në kuadër të Simpoziumit të 25-të Ndërkombëtar SYMI që është mbatjur në Greqi, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE-së nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Duke filluar nga kjo javë, pata kënaqësinë të marr pjesë në Simpoziumin e 25-të Ndërkombëtar SYMI në mjedisin e bukur të ishullit grek të Kretës. Ky takim siguroi një platformë të shkëlqyer për t’u angazhuar me miq, kolegë dhe bashkëbisedues të shumtë, duke diskutuar çështjet përkatëse globale, që rezonojnë në arenën e sotme ndërkombëtare”, ka shkruar Lajçak.

“Në margjinat e tubimit pata një takim të vlefshëm me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shtuar ai.

Ai ka folur dhe për takimet në Bruksel me kryenegociatorët, Bislimi e Petkoviç dhe presidentin serb Vuçiç. “I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme.

U takova edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po atë ditë vizitoi Brukselin. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”.

miroslav lajçak albin kurti

Sondazh

Poll