Bota

Stuhi e fortë në Serbi, vinçi bie mbi ndërtesë, rrëfimi i një gruaje: Bubullima jehoi nga të gjitha anët (FOTO)

Gjatë stuhisë që goditi Novi Sadin mbrëmë, një vinç u shemb në kantierin e ndërtimit dhe ra mbi një godinë banimi.

22 Korrik 2023, 20:57 Nga m.s
Stuhi e fortë në Serbi, vinçi bie mbi ndërtesë,
Vinçi bie mbi ndertese

SERBI- Një stuhi e fortë goditi Serbinë, ku ka shënuar edhe viktima përveç dëmeve materiale. Mediat lokale thonë se Novi Sadi është goditur më së shumti, ku stuhia ka dëmtuar një pallat. Gjatë stuhisë që goditi Novi Sadin mbrëmë, një vinç u shemb në kantierin e ndërtimit dhe ra mbi një godinë banimi.

Fatmirësisht gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara ende nuk janë përcaktuar. Një nga banoret e pallatit tha se dëgjuan zhurmë, duke menduar se rrufeja kishte goditur diku tjetër.

“Kjo ndodhi pikërisht në shpërthimin më të fortë të stuhisë, kur bubullima jehoi nga të gjitha anët. Dëgjuam një krisje dhe menduam se rrufeja kishte goditur diku afër, por tingulli ishte më i çuditshëm, si thyerje metali. Më pas, përmes shiut pamë se diçka po i afrohej tarracës. Kur dolëm pamë se maja e vinçit ishte në tarracën tonë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

novi sad serbi vinc

Sondazh

Poll