Aktualitet

Zbardhen emrat e viktimave të tragjedisë në Gramsh

4 persona të një familjeje janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Kanë humbur jetën Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu, 20-vjeç.

21 Korrik 2023, 21:23 Nga k.m.
Zbardhen emrat e viktimave të tragjedisë në Gramsh
Foto ilustruese

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Gramsh. 4 persona të një familjeje janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Kanë humbur jetën Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu, 20-vjeç.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Ndaj dhe në kërkimin e tyre nisur palombarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

gramsh

Sondazh

Poll