Aktualitet

Ndërron jetë 52-vjeçari në Tale të Lezhës, dyshimet e para

Sipas Policisë së Shtetit, paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kariak.

21 Korrik 2023, 21:00 Nga k.m.
Ndërron jetë 52-vjeçari në Tale të Lezhës,
Foto ilustruese

LEZHË- Një 52-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shkuar për pushime në Tale të Lezhës, ka ndërruar jetë pasi është futur në det. Sipas Policisë së Shtetit, paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kariak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.

policia e shtetit

Sondazh

Poll