Aktualitet

Zjarr masiv në Fier/ Policia e zjarrfikësit luftojnë të shuajnë flakët... me degë!

Për të vënën nën kontroll flakët janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit në një terren të vështirë, por zjarri është përhapur në një territor të gjerë.

21 Korrik 2023, 20:28 Nga k.m.
Zjarr masiv në Fier/ Policia e zjarrfikësit luftojnë të
Fotot nga aksioni

FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Për të vënën nën kontroll flakët janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit në një terren të vështirë, por zjarri është përhapur në një territor të gjerë.

Por ajo që lë për të dëshiruar janë mjetet e punës. Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga ReportTv, në duart e efektivëve janë vetëm disa degë dhe lopata për të shuar zjarrin.

Mjete të tjera, mesa duket nuk kanë...

zjarr ne shqiperi

Sondazh

Poll