Aktualitet

Tragjedi në Gramsh! Mbytet babai me dy fëmijët dhe kushëriri, polumbarët nisin të gjejnë trupat

Viktimat, deri më tani janë identifikuar vetëm me inicialet; babai është 46-vjeçari A.Z.; djemtë e tij R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç.

21 Korrik 2023, 20:53 Nga k.m.
Tragjedi në Gramsh! Mbytet babai me dy fëmijët dhe
Foto ilustruese

GRAMSH- Një tragjedi ka ndodhur sot në Gramsh. Katër persona, të gjithë anëtarë të një familjeje, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjoës. Sipas Policisë së Shtetit, ka ndërruar jetë babai me dy djemtë e tij 19 dhe 14-vjeç, e po ashtu edhe kushëriri i tyre, 20-vjeç. Viktimat, deri më tani janë identifikuar vetëm me inicialet; babai është 46-vjeçari A.Z.; djemtë e tij R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç. Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e kufomave. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gramsh

Sondazh

Poll