Aktualitet

Probleme në linjat elektrike, mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Aktualisht, sipas OSHEE, nënstacioni Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar.

21 Korrik 2023, 19:55 Nga k.m.
Probleme në linjat elektrike, mbeten pa energji disa zona në
Foto ilustruese

TIRANË- Sot rreth orës 16:30, disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo për shkak të avarisë në linjën 110kV të OST mbetën pa energji elektrike Nst Selitë, Ndroqi, Tec Kombinat dhe Spitalla (Durrës). Aktualisht, sipas OSHEE, nënstacioni Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar.

"Pasi u kryen monovrimet operative për selektimin e pjesës së dëmtuar nga ana e OST, u bë e mundur rikthimi i energjisë pas rreth 20 minutash, tek të gjitha n/stacionet, veç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës,"- informon zyra e shtypit e OSHEE-së.

Zonat e mbetura pa energji elektrike:

Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi I Lushnjes, Rr Ndre Mjeda,Rr Frosina Plaku,Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolles Kristal.

oshee

Sondazh

Poll