Sport

GJESTI! Leo Messi ‘premierën’ e tij me Inter Miamin, e pati në grupin e WhatsApp-it...

"Fjalët" e para të argjentinasi në ‘chat’ ishin një gjest i bukur bujarie, me një nga kolegët e tij.

21 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA

GJESTI! Leo Messi ‘premierën’ e tij me Inter Miamin, e pati

SHBA - Leo Messi tashmë është një tjetër nga Inter Miami. Pasi u prezantua si lojtar i ri për skuadrën amerikane, në një akt që ngjalli pritshmëri të mëdha, argjentinasi tashmë është stërvitur me shokët e tij në grupin WhatsApp të skuadrës.

Pikërisht, ishte aty, në një bisedë, Leo ka treguar tashmë bujarinë e tij, duke dëshmuar njëherësh edhe se dëshiron të integrohet sa më shpejt. Episodi u zbulua nga Deandre Yedlin, në një dalje para mediave.

Ndodhi, që një nga futbollistët e skuadrës po përpiqej të gjente bileta për të marrë pjesë në prezantimin e Messit. “Pikërisht për shkak të ngjarjes së të dielës, ngjarjes së madhe, Campana po kërkonte bileta dhe ai u fut në grup, duke pyetur nëse ndokush kishte”,- tregoi ai.

Ajo që Deandre Yedlin nuk e priste, është ngjarja që ndodhi më pas. “Nuk e dija që Leo ishte tashmë në grup, por ai foli përmes ‘chat’-it dhe pyeti se sa i duheshin. Që nga ai moment i thashë: “Uaa, ai na njeh prej dy-tre ditësh, bujaria është shembulli i parë i shkëlqyer që ai tregoi”,- u shpjegoi futbollisti gazetarëve.

GJESTI! Leo Messi ‘premierën’ e tij me Inter Miamin, e pati

Messi, i cili mund të debutojë me ekipin në ditët në vijim, është sjellë si njëri prej tyre që në fillim. Në fakt, si pjesë e ritit të tij të pranimit në ekip, në seancën e parë stërvitore, shokët e rinj të skuadrës formuan një korridor nëpër të cilin ai duhej të ecte, ndërsa merrte përkëdheli në shpinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll