Tirana e madhe, me zemër dhe shpirt ‘pushton’ Batumin gjeorgjian. Ja si e festuan bardheblutë suksesin e kualifikimit…
Bardheblutë e kryeqytetit, përfaqësuesit e vetëm të futbollit shqiptar, që kalojnë në turin e dytë të një Kupe Europiane…
20 Korrik 2023, 23:40Nga DOSJA
GJEORGJI - Bardheblutë e Tiranës arritën të fitonin 2-1 ndaj Dinamos së Batumit, duke kaluar në turin e dytë të Conferencë League, ku do të ndeshet me skuadrën turke të Besiktasit, pas një jave.
Pas barazimit 1-1 në “Air Albania” një javë më pare, në ndeshjen e kthimit, skuadra kryeqytetase e Tiranës tregoi madhështinë e fanelës bardheblu. Loja e saj ishte e qartë, me mendim, e kujdesshme, duke diktuar me personalitet dhe goditur me anë të Lushkjes dhe Hilës.
Pas ndeshjes dhe suksesit të arritur, gëzimi i futbollistëve të Tiranës, ishte krejtësisht i veçantë, tipik i familjes bardheblu… Shikojeni vidon e gëzimit kryeqytetas…