Sport

Andre Onana, zyrtarisht vishet dhe shndërrohet, si “Djall i Kuq”!

Tashmë është zyrtare, portieri André Onana kalon nga Interi te Manchester United

21 Korrik 2023, 10:00 Nga DOSJA

Andre Onana, zyrtarisht vishet dhe shndërrohet, si “Djall i

ANGLI - Manchester United ofron një goditje të re të madhe! Pak javë pas ardhjes së Mason Mount, fituesi i fundit i Kupës Carabao siguroi zyrtarisht edhe shërbimet e portierit André Onanës. 

I etur për të gjetur pasardhësin e David de Geas, trajneri Erik ten Hag e ka kthyer vëmendjen e tij të plotë te ish-portieri i tij në Ajax Amsterdam. 

Për të përfunduar këtë transaksion, “Djajtë e Kuq” shpenzuan 55 milionë euro, duke përfshirë bonusin për Interin. Ndërkohë, portieri kameruanas ka nënshkruar për pesë vite me opsion një vit tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll