Sport

Real Madrid/ Talenti Arda Guler bie në dorë të Pintus, ‘mision’ për t’u forcuar!

Një përgatitjeje speciale do t'i nënshtrohet Arda Güler, në këtë prag-sezon përgatitor të Real Madridit

21 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Real Madrid/ Talenti Arda Guler bie në dorë të Pintus,

SPANJE - Kjo është surpriza e madhe (dhe e mirë) e afatit kalimtar të Real Madridit.  Ndërsa Florentino Perez shpalli me zë të lartë dhe qartë, se asnjë rekrut i ri nuk do të vinte në kryeqytetin spanjol pas ardhjes së Jude Bellingham, Fran Garcia dhe Joselu, si dhe kthimit të Brahim Diaz nga huazimi, “los blancos”-it më në fund provuan, me sukses, “grushtin e shtetit” me Arda Güler. 

Talenti turk i Fenerbahçes ka nënshkruar me “Shtëpinë e Bardhë” deri në vitin 2029 kundrejt një çeku prej 20 milionë eurosh. Dhe sapo mbërriti, ai ra në sy gjatë stërvitjes me sekuenca madhështore, duke i detyruar kolegët të kthenin kokën për ta pare atë.

Nëse teknikisht 18-vjeçari i mahnit të gjithë, e përditshmja “AS” shpjegon se klubi i tij synon ta bëjë atë të përparojë edhe në anën fizike. Në të vërtetë, objektivi është i qartë, t’i forcohet muskulatura për të përballuar ngarkesat e mëdha të kontinentit të vjetër, duke qenë i forte fizikisht. 

Me një lartësi të vogël (175 cm), ai do të duhet të jetë më i qëndrueshëm, të përparojë në eksplozivitetin, duke ruajtur cilësinë e tij të jashtëzakonshme teknike. Për këtë, është specialisti Antonio Pintus, trajneri fizik i klubit shumë të famshëm të Real Madridit, ai që do ta ndjekë nga afër në javët dhe muajt në vijim. Ecuria e Arda Gulen do të shikohet nga afër këtë sezon, ku ai do të përpiqet të marrë pak kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll