Sport

Presidenti Duka: “Urime Tirana! I shpreh vlerësimet e mija”…

“Dua t'i uroj suksese Partizanit dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League”.

20 Korrik 2023, 23:52 Nga DOSJA

Presidenti Duka: “Urime Tirana! I shpreh vlerësimet e

TIRANE - Pas ndeshjeve të kthimit në Conference League, numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka, president i FSHF-së, shpreh vlerësimet e tij për paraqitjet e skuadrave tona në këtë garë europiane

"Urime Tirana!

I shpreh vlerësimet e mija maksimale skuadrës së Tiranës për kualifikimin e arritur mbrëmjen e sotme ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Një sukses totalisht i merituar i skuadrës tonë që dhuroi një paraqitje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Keqardhje për Egnatian dhe Vllazninë që pavarësisht lojës shumë të mirë në ndeshjet e sotme nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar më tej.

Ky duhet të jetë gjithashtu një moment reflektimi për klubet tona për të punuar me projekte afatgjatë me objektiva të rëndësishëm.

Dua t'i uroj suksese Partizanit dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League. Me besim dhe impenjim maksimal mund të përballojnë denjësisht kundërshtarët e tyre,”- ka shkruar Armand Duka, president i FSHF-së.

Presidenti Duka: “Urime Tirana! I shpreh vlerësimet e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll