Sport

Gola, spektakël dhe lot në “Elbasan Arena”, Egnatia vuan mungesën e eksperiencës, por largohet me kokën lart nga Europa...

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës në mënyrën më dramatike të mundshme, pasi është eliminuar nga gjuajtjet e penalltive.

20 Korrik 2023, 23:20 Nga DOSJA
Gola, spektakël dhe lot në “Elbasan Arena”, Egnatia vuan

ELBASAN - Skuadra rrogozhinase e Egnatias, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kishte shanse reale që të vazhdonte më tej në turne, sidomos pasi gjeti e para avantazhin. Por miqtë iu përgjigjën flakë për flakë çdo goli të vendasve, duke bërë që 90 minutat të mbyllshin me shifrat 2-2.

Rrjetat vazhduan të tundeshin edhe në kohët shtesë të sfidës, me rrogozhinasit që shënuan të parët e më pas u përmbysën brenda pak minutash nga Ararat. Dwamena në minutën e fundit shtesë i dha barazimin 4-4 skuadrës së Tetovës, për të bërë që dueli të shkonte te gjuajtjet e penalltive.

Aty, gabimet e Zejnullait dhe Kacbufit dënuan ekipin rrogozhinas, i cili doli kësisoj nga Europa duke mos arritur të kalonte në turin tjetër, edhe pse i shkoi shumë pranë që në edicioni e debutimit. Ararat-Armenia ishte më e saktë te penalltitë, duke fituar 4-2 dhe kaluar në turin e dytë të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll