Politike

“Mjekësia”/Manastirliu: Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët, do ndërtojmë instrumentet tanë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në Kuvend se kur ka mungesë të burimeve njerëzore, do ndërtojnë instrumentet e nevojshme

20 Korrik 2023, 20:47 Nga DOSJA
“Mjekësia”/Manastirliu: Detyra jonë është
Ogerta Manastirliu

TIRANE- Marrë shkas nga pr/ligji për studentët e Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në Kuvend se kur ka mungesë të burimeve njerëzore, do ndërtojnë instrumentet e nevojshme. Për të, me këtë që bën shteti, profesionistëve të fushës u siguron punë.

“Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë luftë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që s’është fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë. Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore, zero në qeverisjen tuaj (të opozitës). Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta", u shpreh Manastirliu.

Në seancën e sotme plenare është diskutuar projektligji për programin e Mjekësisë. Ky projektligj që ka si qëllim parandalimin e largimit të mjekëve, ka shkaktuar mjaft kundërshti si tek opozita, ashtu dhe te studentët e kësaj dege.

Sondazh

Poll