Politike

“Për çdo 10 studentë që diplomohen, 2 prej tyre largohen”, Kushi në Kuvend: Ligji nuk është antikushtetues, ata zgjedhin

Evis Kushi bëri me dije se qytetarët marrin një shërbim më të mirë në krahasim me vite më parë, por pavarësisht përparimeve, ka ende punë për t'u bërë.

20 Korrik 2023, 20:57 Nga DOSJA
“Për çdo 10 studentë që diplomohen, 2 prej tyre
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Kuvend duke folur për studentët e Mjekësisë, theksoi se pr.ligji nuk është antikushtetues siç thuhet. Teksa u ndal në rëndësinë e pr/ligjit për mjekët e rinj, të cilëve do t’u mbahet diploma derisa të plotësojnë detyrimin për të punuar në Shqipëri 5 vite, Kushi sqaroi se me rëndësi është që të mbështesin më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri. 

Ajo sqaroi më tej se ligji është mekanizëm për të plotësur nevojat për burime njerëzore. Evis Kushi bëri me dije se qytetarët marrin një shërbim më të mirë në krahasim me vite më parë, por pavarësisht përparimeve, ka ende punë për t'u bërë.

“Dua ta theksoj, ligji nuk është antikushtetues. Nuk detyron askënd, u jep mundësi që studentët të zgjedhin. Marrëveshjen e shkruajnë ata që e ndjejnë, që pas diplomimit të punojnë në Shqipëri. Thelbi është të mbështesim më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri. 

Ligji jo vetëm që s’është antikushtetues, ligji është mekanizëm që ne të përmendim detyrimin kushtetues për të plotësuar nevojat për mjekë dhe specialistë. Të plotësojmë nevojat për burime njerëzore. Shërbimi që marrin sot qytetarët është shumë herë më i mirë nga ai çfarë bëhej para shumë vitesh, por gjithashtu e vërtetë që kemi ende punë për të bërë. 

Fenomeni i largimit të mjekëve është realitet jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e vendet e BE. Janë 1200 mjekë që janë diplomuar në Shqipëri, por që punojnë në institucione shëndetësore të BE apo të OECD. Pra është 20%. Për çdo 10 studentë që diplomohen, 2 prej tyre largohen”.

Sondazh

Poll