Politike

"Kam qenë bashkëpunëtori i tij", Bardhi shpërthen ndaj Bashës: Nuk e mbështes! Do them ca të vërteta...

21 Korrik 2023, 07:24 Nga f.i
"Kam qenë bashkëpunëtori i tij", Bardhi shpërthen
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi për herë të parë ka folur për Lulëzim Bashën. I ftuar në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ai u shpreh se edhe pse ka qenë mbështetës i tij nuk e mbështet në rrugën që ka marrë.

Bardhi tha se për arsye njerëzore di disa të vërteta për Lulzim Bashën të cilat për momentin i mban të fshehta. Sa i përket objektivit të tij ai u shpreh se betejën e ka me Ramën.

“Kam një lloj frenimi në aspektin njerëzor ndaj Lulzim Bashës sepse kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë. A e mbështes në këtë rrugë që ka hyrë? Jo nuk e mbështes. Mendoj që është një rrugë e gabuar, mendoj që është një rrugë që e dëmton Partinë  Demokratike të Shqipërisë, dëmton interesat e demokratëve. Baltën unë e përball me të vërteta të cilat për momentin i mbaj të fshehta dhe s’ka lidhje me kartë rezervë, por ka lidhje me objektivin. Objektivi im dhe beteja ime është me Edi Ramën. Nëse dikush ka betejë me mua, të mos fshihet pas shkrimeve të rreme, të cilat unë e di se kush i shkruan. Të dalë me zë dhe me figurë që të kem unë mundësi t’i përball me të vërtetat,” – u shpreh Bardhi.

lulezim basha gazment bardhi

Sondazh

Poll