Politike

Maliqi: Nesër para SPAK-ut me prova e fakte të reja për abuzimet me taksat e shqiptarëve

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Lefter Maliqi, deklaron se nuk do të heqë dorë nga denoncimet dhe abuzimet e bëra me taksat e qytetarëve.

20 Korrik 2023, 21:12 Nga DOSJA
Maliqi: Nesër para SPAK-ut me prova e fakte të reja për abuzimet
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Lefter Maliqi, deklaron se nuk do të heqë dorë nga denoncimet dhe abuzimet e bëra me taksat e qytetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai njofton se nesër do të mbajë një konferencë para SPAK-ut, ku do të sjellë prova dhe fakte të reja.

Postimi i plotë

Të dashur miq. Nesër, në ora 09:40 para SPAK, do të mbaj një konferencë të rëndësishme për media, me kallëzime, prova e fakte të reja. S’ka kthim pas! Denoncimet mediatike dhe kallëzimet do të jenë të vazhdueshme kundër keqbërësve, zyrtarëve, oligarkëve, që abuzojnë me taksat e shqiptarëve. Ndëshkim ligjor dhe pranga për këta ‘gjakpirës’ dhe të babëzitur me paratë e popullit.

Sondazh

Poll